Nis vjelja e ullinjve/ Lushnje, fermerët thonë se këtë vit ka më pak prodhim dhe më pak vaj ulliri
10/11/2021 15:27
Vjelja e ullinjve ka nisur prej pak ditësh në Lushnjë, por fermerët janë pesimistë në lidhje me prodhimin.
Fermerët thonë se këtë vit ia kanë bërë të gjitha sherbimet si krasitja, vaditja, plehërimi por rendimenti është shume i ulet.
Fermerët shprehen se kosto ka qenë shumë e lartë duke llogaritur çmimet e larta të plehrave dhe shërbimeve të tjera të kryera.
Të vetmen shpresë e kanë varur te çmimi më i lartë i ullinjve këtë vit. Siperfaqet me ullinj ne lushnje kane ardhur duke u shtuar gje qe ka sjelle dhe shtim të prodhimit. Ajo që mbetet problem për fermerët eshte sunvesionimi dhe çmimet e larta të plehrave dhe pesticideve.
Top Channel