Komisoni Teknik i Ekspertëve ftoi që nga 1 Nëntori, të vaksinohen edhe fëmijët nga 12-15 vjeç që kanë probleme shëndetësore, si dhe ata mbi 16 vjeç, me miratimin e prindërve.
Për të kuptuar se si po ecën ky proces, do pyesim tek Qendra Shëndetësore 10, në Tiranë.
Bektesh Mandia, Mjek Pediatër: Unë si mjek në këtë qendër, kam 21 fëmijë me probleme shëndetësore, që jemi duke i njoftuar një për një, për të ardhur për vaksinën. Deri tani janë vaksinuar 4-5 fëmijë.
Fëmijët e prekur me Covid në këtë periudhë, variojnë nga mosha 5-18 vjeç. Në ditë paraqiten me simptoma 3-4 fëmijë. Gjimnazistët vijnë më shpesh për të bërë testin e shpejtë. Ata arrijnë të identifikojnë edhe personin nga u prekën, si p.sh. shoku i bankës.
“Unë u bëj thirrje që të vijnë, të vaksinohen vetë dhe fëmijët, pasi këta janë infektuesit më të mëdhenj. Dikur kërkonim vaksina, tani që i kemi i refuzojmë, për arsye të pambështetura në shkencë. Ne dhe njerëzimi do shpëtojmë vetëm nga vaksina“.
Top Channel