Marina ndërkombëtare vendoset në Gjirin e Guinesë në ndjekje të piratëve të detit (fotot)

10/11/2021 19:40

Një forcë detare multi-nacionale ka nisur manovrat anti-pirateri në Gjirin e Guinesë, pika më e nxehtë e sulmeve pengmarrëse ndaj mjeteve të transportit detar në oqeanin Atlantik.

Në manovrat e sotme simulohej shpëtimi i një anijeje të marrë peng nga piratët në portin e Pointe-Noire, në Republikën e Kongos.

Ujërat e brigjeve kongoleze janë të pasura me hidrokarbure dhe peshk por gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj sulmeve të piratëve.

Kryeministri i Kongos Anatole Makosso, ishte prezent në nisjen e operacionit:
“Gjiri i shteve të Guinesë po përballet me pirateri dhe grabitje të armatosura në rritje prej disa vitesh tashmë”.

“Kjo është një hapësirë detare që shtrihet nga Senegali deri në Angola, dhe është një rrugë kryesore e tregtisë botërore.”

“Por vetëm në vitin 2020, zona ka qenë objekt i 195 sulmeve ndaj anijeve, dhe metodat e piratëve sa vijnë e përforcohen”, tha Makoso.

Disa ditë më parë një luftanije ruse në zonë arriti të ndalojë një sulm piraterie ndaj një transportuese në gji.

FOTO GALERI
1/7
Një forcë detare multi-nacionale ka nisur manovrat anti-pirateri në Gjirin e Guinesë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA