Macron jep njoftimin: Pasaporta e vaksinimit e vlefshme vetëm pas dozës së tretë për disa kategori

10/11/2021 02:44

​Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka dhënë një lajm të ri përsa i përket procesit të vaksinimit kundër pandemisë dhe mundësisë se kur pandemia mund të ketë një fund.

Në një deklaratë për shtyp nga Elyssee, kreu i shtetit francez u shpreh se pasaporta e vaksinimit për personat mbi 65 vjeç do të jetë e vlefshme vetëm pas dozës së tretë, duke shtuar se pandemia do të marrë fund vetëm kur e gjithë popullsia e botës të vaksinohet, raporton A2.

“Dua të bëj për 6 milionë personat që nuk janë vaksinuar. Iu lutem vaksinohuni për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Ne kemi arritur një rezultat shumë të mirë dhe kemi vaksinuar deri tani 51 milionë persona. Pandemia nuk ka përfunduar. Duhet të jetojmë ende me virusin dhe variantet e tij deri sa popullsia e botës së vaksinohet”, u shpreh presidenti francez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA