Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha dhe për këtë arsye meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u shpreh kryeministri holandez Mark Rutte, në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
“Keni bërë shumë përparim, në shumë çështje. Kjo është arsyeja pse ne biem dakord për të filluar negociatat. Dua të çojmë afër BE-në me Shqipërinë. Kemi folur çfarë duhet bërë për universitetet, bujqësinë, për gjëra që duhet të vazhdojnë të përmirësohen”.
Rutte foli dhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Holandës.
“Jam i lumtur që dy vendet po thellojnë marrëdhëniet, ne po bashkëpunojmë ekonomikisht, me eksportet, kompanitë holandeze po punojnë për të bërë më shumë biznes me Shqipërinë. Le të vazhdojmë të punojmë kështu”.
Kryeministri holandez falenderoi Ramën për mikpritjen në Tiranë, ndërsa shprehu gatishmërinë për takime të vazhdueshme dhe bashkëpunime të mëtejshme.
Top Channel