Foto Ilustruese

Policia e Tiranë ka vënë në pranga një 23-vjeçare, e cila ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 1 muaj burg për veprën penale “Prostitucioni”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetases L. Q, 23 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1(një) muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA