Zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama e ka mahnitur homologun e tij holandez Mark Rutte.
Rama i tregoi sot zyrën e tij, vendin ku punon, duke i treguar me detaje gjithçka.
Pikturat e tij karakteristike në letrën murale, kravatat me piktura, mobilimi, portreti i Ismail Qemalit, një letër nga Papa Francesku ishin disa nga gjërat që i tërhoqën më shumë vëmendjen kryeministrit të Holandës.
Rutte i tha se ishte i vecantë duke treguar se donte që të kishte një letër nga Papa si ai.
Videoja është publikuar nga Rama në Instagram, ku shkruan se zyra e kryeministrit holandez është më e veçanta që ka parë dhe ndaj priste t’i kthente nderin e mikpritjes miqësore në Tiranë.
“Zyra e Kryeministrit holandez në Hagë është më e veçanta që kam parë dhe prej kohësh prisja t’i ktheja në Tiranë nderin e mikpritjes miqësore që më rezervoi”, shkruan Rama.
Top Channel