Një 56-vjeçar që hidhte mbetje makinash në Nartë të Vlorës ka rënë në prangat e policisë sot.

Policia nisi aksion në Vlorë pas denoncimit të Top Channel, se persona të paidentifikuar hidhnin inerte dhe mbetje në det.

10 kamionë u bllokuan një ditë më parë, ndërsa sot nisën edhe arrestimet e fajtorëve.

Gazetarët e Top Channel  zbuluan në Vlorë disa zona ku ishin shkarkuar inerte dhe mbetje të tjera. Por ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm në këtë qytet.

Nga vëzhgimi që kemi bërë edhe në qytetin e Shkodrës gazetarët kanë gjetur pirgje mbetjesh dhe inertesh në çdo cep periferie të qytetit.

“DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Vihet në pranga 1 shtetas, për ndotje të ambientit.  Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një kamionçinë që transportonte pjesë automjetesh.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 56 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasi D. M. transportonte me një mjet kamion, mbetje makinash, të cilat i hidhte në vendin e quajtur “Tregu i fruta-perimeve” në Nartë, duke krijuar grumbuj mbetjesh, ndotje të rëndë të ajrit dhe prishje të strukturës së tokës.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. DVP Vlorë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA