Edhe pse janë të përcaktuara qartë vendet e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe atyre inerte, gjithashtu ekziston një ligj që sanksionon grumbullimin e tyre në këto vende, përsëri në qarkun e Elbasanit dhe sidomos brigjeve të lumenjve, gjen pirgje të tëra të grumbullimi të mbetjeve inerte dhe atyre urbane.
Këtu ndodhemi në luginën e lumit Devoll ku, siç e shihni, ekziston një mal I madh membetje urbane dhe inerte të cilat, siç mund të imagjinohet lehtë, më pas shkojnë në det duke shkaktuar një ndotje katastrofike.
Ndërsa këtu ndodhemi në fshatin Banjë e re të Cerrikut, mbetjet inerte dhe ato urbane janë të grumbulluara të gjitha në anë të rrugës, ku përveç pamjes së shëmtuar krijojnë një ndotje të madhe për këtë zonë. Situata nëpër fshatra mbetet shumë problematike. Në çdo përrua dhe në çdo rrugë grumbullohen mbetjet urbane ndërsa shërbimi i pastrimit në zonat rurale mbetet thuajse inekzistent.
Në fshatin Gostimë mbetjet inerte grumbullohen buzë rrugës dhe pak e nga pak po pushtojnë tokat bujqësore. Edhe pse hidhen ditën për diell, përballë kësaj situate nuk ëhstë marrë asnjë masë.
Top Channel