Krerët e drejtësisë shqiptare vizitë pune në Gjykatën Kushtetuese Federale dhe Gjykatën Europiane në Strasburg

10/11/2021 14:07

Një delegacion i nivelit të lartë të drejtuesve të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë, prej disa ditësh po kryejnë një vizitë pranë Gjykatës Kushtetuese Federale Gjermane si edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni Konrad Adenauer.

Mësohet se temat kryesore të këtij bashkëbisedimi kishin në vëmendje “Pavarësinë e gjyqësorit” si edhe “Masat për uljen e numrit të çështjeve në gjykata”.

Për të dyja këto tema, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shprehu mendimet e tij dhe qëndrimet konkrete të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të garantuar aksesin në drejtësi, pavarësisht kushteve me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Gjykata e Lartë mbetet e angazhuar për të bërë përpjekjet maksimale për gjykimin brenda një afati sa më të shpejtë të çështjeve të prapambetura, në kuadër të të cilit ka hartuar dhe një plan veprimi me masa konkrete, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe projektin e financuar nga INL për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

Në këtë bashkëbisedim mjaft të frytshëm midis delegacioneve, morën pjesë edhe gjyqtarët e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, z.Georges Ravarani, kryetar seksioni, gjyqtar i zgjedhur për Luksemburgun, z.Georgios Serghides, zëvendëskryetar seksioni, gjyqtar i zgjedhur për Qipron, z. Dmitry Dedov, gjyqtar i zgjedhur për Federatën Ruse, znj. María Elósegui, gjyqtare e zgjedhur për Spanjën, z. Darian Pavli, gjyqtar i zgjedhur për Shqipërinë, znj. Anja Seibert-Fohr, gjyqtare e zgjedhur për Gjermaninë, z. Peeter Roosma, gjyqtar i zgjedhur për Estoninë, z. Andreas Zünd, gjyqtar i zgjedhur për Zvicrën dhe z. Frédéric Krenc, gjyqtar i zgjedhur për Belgjikën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA