24/11 21:42
Prej më shumë se një muaji Rusia ka regjistruar shifra të larta infektimesh dhe viktimash nga Covid-19. Së fundmi numri i rasteve aktive në Rusi tejkaloi shifrën e 1 milion infektimeve.
Sipas autoriteteve me 39 mijë e 160 rastet e fundit numri total i rasteve aktive shkoi në 1 milion e 4 mijë e 844.
Gjithashtu Rusia regjistroi edhe rekord viktimash, ku gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1 mijë e 211 të vdekur nga Covid-19 duke e çuar në 249 mijë e 215 numrin total të viktimave.
Top Channel