Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Një prej të arrestuarve është një 25-vjeçar dhe i proceduari një 30-vjeçar. Të dy këta persona duke qarkulluar me makinë nuk i janë bindur punonjësit të Policisë dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proçeduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz”nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë”, njofton policia.
Dy prej të arrestuarve të tjerë janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. R., 25 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasi R. R., 30 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij”, bën me dije policia.
Po ashtu specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit A. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit A.P., 27 vjeç, pasi duke thyer masën ë sigurisë “Arrest në shtëpi” u kap jashtë banese.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit S. V., 20 vjeç pasi nga kontrolli fizik i ushtruar iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
Top Channel