Ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nëse kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut, vetëpërjashtohet nga Partia Demokratike.
Në konferencën për media, Berisha thotë se çdo demokrat duhet të respektojë vendimin e shumicës ose të zgjedhë rrugën e vetëlargimit.
Berisha: Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten, del nga radhët e partisë sepse statuti është Kushtetuta e PD. Pavarësisht deklaratave që janë bërë.
Mendoj se çdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnet të shumicës, do të respektojë statutin dhe forumet e PD, përndryshe zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk jua këshilloj sepse sic e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë pranimi dhe i fraksioneve. Ne, PD do e shtrojmë në shtëpinë e lirisë.
Top Channel