Bllokohen 10 kamionë që hodhën inerte/ Policia reagoi pas denoncimit të Top Channel
10/11/2021 00:47
Policia e Vlorës bllokoi 10 kamionë që hidhnin inerte në plazhin e qytetit bregdetar.
Ndalimi i mjeteve të rënda erdhi pas denoncimit të Top Channel që pasqyroi për disa ditë masakrën mjedisore që ju shaktua bregdetit të Vlorës.
Gazetarët tanë zbuluan në Vlorë disa zona ku ishin shkarkuar inerte dhe mbetje të tjera. Por ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm në këtë qytet.
Nga vëzhgimi që kemi bërë edhe në qytetin e Shkodrës gazetarët tanë kanë gjetur pirgje mbetjesh dhe inertesh në çdo cep periferie të qytetit.
Top Channel