Bëri për spital gruan nga dhuna e ushtruar, arrestohet 38-vjeçari në Fier
10/11/2021 09:51
Një 38-vjeçar, që dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij është arrestuar në Fier.
Policia njofton se gruaja ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit, nga dhuna e ushtruar, por tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Shtetasi me iniciale S.M. do të hetohet nga Prokuroria për veprën penale “Dhunë në familje”.
Top Channel