Ballkani me sytë nga zgjedhjet bullgare/ Po ra qeveria aktuale, bie edhe vetoja kundër hapjes së bisedimeve me BE

10/11/2021 14:50

Kriza politike në Bullgari, e cila e coi vendin drejt zgjedhjeve të treta parlamentare brenda më pak se një viti, ka ngjallur shpresa në Shkup e jo vetëm, se një qeveri e re, do të sjellë dhe një qëndrim të ri të Sofjes që ka shkaktuar jo pak kokëçarje me linjën e tij.

Në 14 nëntor, bullgarët i drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të cilat po ndiqen me vëmendje të madhe në Maqedoninë e Veriut. Zyrtarët maqedonas urojnë që ato të prodhojnë një ndryshim i cili do të hiqte pengesat për çeljen e negociatave të vendit me Bashkimin Europian. Përpjekja e Shkupit për anëtarësim është bllokuar nga vetoja bullgare, që po mban peng nga ana tjetër edhe Shqipërinë ndërsa edhe nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Europian po shihet si e dëmshme për besueshmërinë e bllokut në rajon.

“Shkupi mund të marrë një përgjigje tjetër nga Sofia në muajin dhjetor nëse Bullgaria arrin një qeveri me mandat të qartë”, tha më herët Vessela Tcherneva, zëvendësdrejtoreshë e Këshillit Europian për çështjet e jashtme. Ajo shtoi megjithatë se shanset për këtë mund të mos jenë dhe shumë të mëdha.

Bullgaria, anëtare e bllokut europian, vendosi nëntorin e 2020-ës veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, pasi sipas saj para kësaj periudhe, ato kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA