Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 të mëngjesit, në aksin rrugor Plepa-Romanat.

Dy të rinj 23-vjeçarë që po udhëtonin me një mjet tip “Benz” janë përplasur më një pemë plepi në anë të rrugës, në Shkallur. Përplasja ka qenë fatale, pasi pasagjeri në mjet ka humbur jetën në këtë aksident, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se 23-vjeçari Ermal Kadria ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të shpejtësisë dhe është përplasur me trungun e pemës.

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën të riut, ndërsa miku i tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA