Thirrja e Ramës për drejtuesit e policisë: Lexoni ligjin e miratuar së fundmi në parlament! Kushdo që bën krim, arrestohet

09/11/2021 12:14

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të policisë së shtetit të lexojnë ligjin të miratuar së fundmi në paralment për shkeljet që kryhen dhe për veprimet që duhet të ndërmarrin ndaj shkelësve.

Në prezantimin e buxhetit të vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme, Rama foli edhe ndërtimet pa leje duke kujtuar çfarë thotë ligji i ri. Kushdo që guxon të shtojë 2 kate në banesën e tij dhe nuk merr leje, policia ka të drejtë që të shembë të gjithë godinën.

“Gjithçka të varet nga një qytetar që mund ta shohë dhe të lajmërojë një autoritet të caktuar apo një televizion. Do ju lutesha që drejtuesit e policisë të lexojnë nen për nen çka është miratuar së fundmi nga Parlamenti në këtë drejtim dhe të lexojë se këto janë krime që policia e shtetit është përgjegjëse dhe që goditja e ligjit për ata që bëjnë këto krime është rënduar maksimalisht. Ligji është që kur bën një akt të tillë, arrestohesh dhe shkon para drejtësisë. E njëjta gjë shkon dhe për ndërtimet pa leje.

Çdo ndërtim që ka shkelje është i paligjshëm. Nuk duhet të ketë 4 kate me leje, 2 pa leje dhe të angazhohet i gjithë shtetit për të hequr 2 kate. Jo. E gjithë godina është e paligjshme dhe e gjithë godina prishet, kështu e ka ligji i ri”, tha Rama.

Kryeministri u ndal dhe tek infrastruktura rrugore dhe pikat e nxehta që vënë në rrezik sigurinë e drejtuesve të mjeteve duke i thënë efektivëve se nuk mund të bëjnë “sy qorr” kur i hedhin zhavorr përpara dhe fillojnë të ngrenë një karburant.

Sipas tij është e patolerueshme që të cenohet “rruga, korridori i tyre i punës” dhe thekson se ka ardhur momenti për t’i dhënë fund.

“Në disa akse ka pika të nxehta që vënë në rrezik sigurinë e drejtuesve ta automjeteve, para syve të lejoni të krijohen pika të tjera që hedhin zhavorr dhe fillojnë e ngrenë një karburant. Këtë nuk e sheh policia e shtetit, e sheh rastësisht një qytetar. Me çfarë merret policia nëse atë që ka korridorin e punës, rrugën, ia cenojnë në mënyrë të paligjshme është e patolerueshme të vijojnë pikat e shitjeve të traktorëve dhe tullave në autostradë. Jam dakord me ministrin që duke qenë se tradita e kahershme që nuk merrej policia në këto punë, është e vështirë të kthehesh nga kjo anë. Është koha për ti dhënë fund kësaj”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA