Sulm me thikë në rrugët e Oslos, policia “sharron” me plumba agresorin

09/11/2021 16:59

Me thikë në dorë, një person u sul mbi kalimtarët në një rrugë të Oslos, duke plagosur të paktën tre prej tyre përpara se të qëllohej për vdekje nga policia me disa plumba në trup. Ngjarja ndodhi në lagjen e qetë Bislett.

Zëdhënësi i policisë, Torgeir Brenden, sqaroi se agresorin e kishin dërguar me urgjencë në spital, por plagët që kishte marrë ishin të rënda e për rrjedhojë, ndërroi jetë pak më vonë.

Në 14 tetor, po në Norvegji një burrë i armatosur me hark e shigjeta bëri 5 viktima.

Edhe pse nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin e sulmuesit në ngjarjen e fundit, policia tha se për momentin nuk po fokusohet tek pista e terrorizmit.

Në përpjekje për ta frenuar, policia edhe e kishte përplasur me makinë agresorin përpara se të shtinte mbi të. Në momentin që burri tentoi të qëllonte edhe mbi policët, ata iu përgjigjën duke hapur zjarr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA