Sherr mes vajzave në Tiranë, njëra lëvizte me dorezë metalike me vete. Ndërhyn policia
09/11/2021 12:55
Disa të reja në Tiranë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për tre vajza të moshës 26, 19 dhe 18 vjeçe.
Pas ndërhyrjes së policisë, në kontrollin fizik të 26-vjecares u gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua.
“Është arrestuar A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Top Channel