“Satelitin e parë e ‘hedhim’ në muajin mars”, Rama: Gjithçka do kaloj tek ‘syri’ aty lart, s’ka më miq, parti apo lidhje emocionale!

09/11/2021 12:09

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektbuxhetit 2022 për Policinë e Shtetit tha se një tjetër investim i rëndësishëm është projekti i satelitëve.

Kryeministri tha se sateliti i parë do të jetë në dispozicion 24 orë për institucionet përkatëse dhe policia do të ketë të dhëna në kohë reale 24/7, duke filluar nga muaji mars

Rama thotë më tej se policia do të ketë të dhëna në kohë reale për shkeljet në terren, për ndërtimet pa leje apo edhe ndotjen e mjedisit.

“Gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve”, thotë më tej Rama.

Kreu i qeverisë thotë se është e patolerueshme që policia të vijojë të mbylli sytë para ndërtimeve pa leje apo prerjes së pyjeve dhe se kjo gjë duhet të marrë fund!.

“Një investim tjetër është projekti i satelitëve, keni dëgjuar dhe keni parë dhe shumë gallata dhe humor me satelitët megjithatë nuk është keq që njerëzit edhe të qeshin se shëndet bëhet. Me satelitin që do hedhim të parin në mars do kemi në dispozicion të inst të dhëna në kohë reale përditë, dhe policia do ketë përditë të dhëna mbi ndërtimet pa leje dhe nuk do jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punë në terren punonjësit e policisë, që për fat të keq i kanë sytë të hapur katër kur i bien në qafë një familje të varfër dhe i kanë të mbyllur kur i hidhet zhavorr syve dhe ngrihen struktura.

Ndërkohë që gjithçka do të kaloj te një sy tjetër që është lart, që nuk ka kushërinj, miq, parti, asnjë lidhje emocionale por vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash në duart e autoriteteve. Policia do të ketë të dhëna në kohë reale për ndotjen e mjediset, vend grumbullimet e paligjshme të plehrave, këtu flas për ato që krijojnë sasira janë krime mjedisore dhe policia është përgjegjëse që në territorin ku vepron ti identifikojë jo vetëm vendndodhjet e këtyre skenave të krimit por edhe protagonistët. Është e patolerueshme që në pyllin e Sodës të mbushet një sipërfaqe me 3000 m katror zhavorr që duhen kamionë të tëra dhe policia as mos shikojë as mos dëgjojë asgjë!”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA