Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se regjistri i fermave do të jetë një kapitull i mbyllur brenda vitit 2022.
Krifca theksoi se ky është një detyrim ndaj Komisionit Europian dhe detyrim në politikë bërje, në mënyrë që Ministria të dijë kujt t’i adresohet kur ndërtojë politikat.
“Kam nxjerr një urdhër në 11 tetor për të inventarizuar, kemi miratuar një metodologji, për të ndërtuar regjistrin e fermës. Pjesën tjetër e kemi buxhetuar me buxhetin e vitit 2022. Me shumë entuziazëm ju them se regjistri i fermës do jetë kapitull i mbyllur brenda vitit 2022. E kemi detyrim ndaj Komisionit Europian për akreditimin e programit I part 3 që e kemi detyrim në fillim të vitit që vjen. Jo vetëm për këtë. E kemi detyrim edhe në politikë bërje dhe qasjes që duam ne si Ministri, në mënyrë që të dimë kujt t’i adresohemi kur ndërtojmë politikat tona. Ka filluar puna”, tha Krifca.
Top Channel