Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka denoncuar publikisht një rast të inspektorëve të AKU-së në Fier, të cilët tha se i vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i të cilit i denoncoi në Njësinë Antikorrupsion.
Ministri gjatë një deklaratë tha se tashmë inspektorët po hetohen nga prokuroria, ndërsa shtoi se do të kallëzojë edhe drejtuesin e tyre si person në dijeni.
Manja shtoi se rasti në fjalë ka ndodhur në datat 14 dhe 15 shtator dhe ky hetim është i shoqëruar me pamje filmike.
Ulsi Manja: Rasti i sotëm e kam ndarë nga të tjerët sepse lidhet me një qytetar që nuk ka pranuar që të japë ryshfet. Meriton mirënjohjen time është shembulli që duhet ndjekur ndaj të gjithë që të mos heshtin. Që u dërgojnë edhe fjalë; Kalo njëherë andej vëlla. Kalo dhe na sill atë plaçkën. Mos heshtni se heshtja është fitore për ta.
Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU në Fier. Nuk ka pranuar të paguajë duke njoftuar njësinë anti-korrupsion. I është përgjigjur duke njoftuar njësinë antikorrupsion dhe jemi vënë nën dispozicion. Gjobvënësit që nuk përfaqësojnë aspak qeverinë do tu duhet të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Nuk mbaron me kaq, do të vendos në kallëzim edhe drejtuesin e tyre si person në dijeni, sepse drejtuesit nuk mund të bëjnë të paditurin për veprimet e institucioneve. Drejtuesit duhet ta dinë në kohë reale veprimtarinë e inspektorëve në terren. Mua nuk më rezulton rasti konkret të ketë një praktikë argumentimi të gjobave që ju vjen njerëzve, këta inspektorë do të përgjigjen përpara ligjit dhe prokurorisë.
Duhet theksuar se pa qytetarin kjo s’do ishte bërë e mundur. Hetimi i mëtejshëm i rastit në fjalë, ka ndodhur më data 14 dhe 15 shtator në Fier, është shoqëruar me pamje filmike dhe inspektorët janë me emër dhe mbiemër, uroj që prokuroria të vihet në lëvizje.
Top Channel