“Po sjell luftën në kufi”, Polonia përplaset me Bjellorusinë për fluksin e emigrantëve

09/11/2021 12:35

Autoritetet polake njoftuan se kanë ndaluar me qindra azilkërkues që kërkonin të hynin ilegalisht në vend nga Bjellorusia.

Varshava e akuzoi Minskun se po përpiqet të shkaktojë një konflikt madhor në kufi, ku janë duke u mbledhur gradualisht me mijëra vetë.

Zëdhënësi i forcave polake të sigurisë, Stanislaw Zaryn foli për një përpjekje të koordinuar të refugjatëve për të kaluar në tokën polake, e cila sipas tij, kontrollohet nga forcat bjelloruse.

Pamjet filmike në mediat vendase tregojnë sesi njerëzit përdorin shkopinj e degë pemësh për të kaluar gardhin kufitar, ndërkohë që helikopterët e policisë fluturojnë mbi kokat e tyre.”

Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”,  deklaroi hapur zëvendësministri i Jashtëm polak, Piotr Wawrzyk, ndërsa shtoi se autoritetet janë “të përgatitura për të mbrojtur kufirin polak”.

Bashkimin Europian e ka akuzuar prej disa kohësh Bjellorusinë se po përpiqet t`i inkurajojë emigrantët nga Lindja e Mesmdhe dhe Afrika të kalojnë përmes saj drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Kjo për Brukselin, është thjesht një formë shpagimi ndaj sanksioneve që perëndimit vendosi mbi regjimin e presidentit Aleksandër Lukashenko, pas shtypjes që ai i bëri opozitës dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA