Nis vaksinimi anti grip/ Të moshuarit marrin dozën e tretë anticovid dhe vaksinën kundër gripit

09/11/2021 12:28

Krahas vaksinimit me dozën e tretë, për t’u mbrojtur nga Covidi, ka nisur aplikimi i vaksinës kundër gripit të zakonshëm.

Procesi po kryhet fillimisht tek ekipet shëndetësore dhe tek mosha e tretë.

“Unë e kam bërë edhe vaksinën e tretë edhe atë të gripit. Më tha mjekja e familjes dhe e kreva.

Jam në moshë dhe e dua jetën, ndaj do ta bëj edhe dozën e tretë anticovid, edhe atë për t’u mbrojtur nga gripi.

Unë ka vite që vaksinohem kundër gripit. E bëj ne Itali në fakt. Atje po vaksinohen edhe fëmijët për covidin.

Të rinjtë të mos frikësohen dhe mos të besojnë pallavrat, por shkencën. Njeriu sa lind vaksinohet”, shprehen qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA