Nigeri/ 25 fëmijë humbin jetën në shkollë, mori flakë çatia prej kashte

09/11/2021 14:20

Të paktën 25 fëmijë të shkollës fillore humbën jetën kur klasat e tyre me çati prej kashte morën flakë në jug të Nigerit, tha Këshilli i Ministrave të këtij vendi në një deklaratë.

Katërmbëdhjetë fëmijë të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë pesë në gjendje të rëndë, thuhet në deklaratë. Shkolla është në qytetin Maradi, më shumë se 600 kilometra në lindje të kryeqytetit Niamey.

“Tani për tani nuk i dimë shkaqet e zjarrit”, tha drejtori rajonal i arsimit Maman Hdi.

Mësimi është ndërprerë dhe janë shpallur tri ditë zie në Maradi, tha ai.

Kjo është hera e dytë këtë vit që zjarri vret nxënës në shkollë në vendin e Afrikës Perëndimore. Njëzet fëmijë parashkollorë u vranë në prill në Niamey.

Këshilli i Ministrave tha të hënën se pas dy incidenteve, mësimi parashkollor nuk duhet të zhvillohet në kasolle me çati kashte./ VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA