Naftëtarët e Ballshit do paguhen nga Buxheti i Shtetit edhe për dy vitet e ardhshme me nga 30 mijë lekë, tha sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
“Është marrë një vendim në këshill të ministrave që të mbulohet nevoja e 830 naftëtarëve që janë në kushte papunësia për shkak të mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit që dua të them se është një entitet privat, por shteti duke përfshirë përgjegjësinë do ti kompensojë me një shumë totale prej 300 milion lekësh, paga për secilin do jetë 30 mijë lekë”, tha Balluku.
Naftëtarët e Ballshit zhvilluan një grevë urie vitin e kaluar për shkak të rrogave të prapambetura. Uzina ku ata punonin ishte nën sekuestro dhe jashtë funksionit prej disa muajsh. Mes tyre dhe qeverisë u finalizua një marrëveshje, ku shteti ndërhyri për t’i dhënë dëmshpërblimet e kërkuara ndërsa afati i marrëveshjes përfundoi më 1 nëntor. Naftëtarët kërkuan sërish hapjen e Uzinës, ndërsa shteti ka zgjedhur një tjetër rrugë duke i kompensuar.
Top Channel