Në mbledhjen për prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme, fjalën e para e mori Sidorela Myrtaj, punonjëse e policisë së shtetit.
Ajo është pjesë e policisë rrugore prej 7 vitesh tashmë dhe tregon për gjithë vështirësitë që ka kaluar në kryerjen e detyrës së saj, madje edhe deri në kërcënim me vendin e punës.
“Unë jam Sidorela Myrtaj, pjesë e policisë prej 7 vitesh. Jam mama e një djali 1-vjeçar. Bëj punën që dua në sektorin e rrugores, në qarkullim. Puna jonë e përditshme në terren është e bukur por aspak e lehtë. Shpesh është stresuese, pasi veç vështirësive të motit jemi përballur me situatë të ndryshme në rrugë, si pasojë e reagimit të drejtuesve të mjeteve. Në jo pak raste kundërshtojnë shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe pse vetë e dinë që kanë kryer shkelje. Mundohen ti shmangen gjobës, madje na kërcënojnë me vendin e punës, duke na përmendur emra dhe numra telefoni. Por pavarësisht kësaj gjërat po ndryshojnë dita ditës”, u shpreh ajo.
Por, prej më shumë se një muaj në ndihmë të punonjësve të policisë rrugore ka ardhur edhe makina inteligjente, për të cilën Myrtaj thotë se janë tepër me fat që e kanë!
Sipas saj është një ndihmesë e madhe dhe ka një funksion të trefishtë, dhe operatorët e përkthejnë shkelje në masë administrative që ju shkon shoferëve direkt e në shtëpi, kështu shmanget edhe kontakti drejtpërdrejtë me shoferët!
“Prej gati një muaj në territor po funksion një mjet bashkëkohor. Makina inteligjente, jemi me fat që e kemi, do ishte mirë nëse do kishim shumë të tilla. Është një ndihmesë e madhe sepse shmang kontaktin ton të të drejtpërdrejtë me shoferët, na kursen stresin në përballjen me ta. Operatorët e përkthejnë shkeljen në masë gjobe që i dërgohet në shtëpi shkelësit. Funksioni i kësaj makine është i trefishtë, përmes imazheve që kjo makinë transmeton, arrin të shohi nëse ka apo jo rripin e sigurimit dhe nëse ka përdorur ose jo telefonin celular gjatë drejtimit. Kështu, askush nuk mund të telefonoj asnjë punonjës policie për të shmangur gjobën. Masa transmetohet në kohë reale në server, punonjësi i policisë nuk ka asnjë lloj mundësie në heqjen e masës administrative. Makina inteligjente, kamera e trupit, radarët he çdo teknologji shtesë jo vetëm na ndihmojnë por ndikojnë për të pasur një rrugë më të sigurtë!”, u shpreh ajo.
Top Channel