Mijëra mjete në kufirin Meksikë-SHBA/ SHBA bllokoi kufijtë për 20 muaj, meksikanët nisen të takojnë familjarët

09/11/2021 00:59

Kufiri SHBA-Meksikë rihapet pas 20 muajsh kufizime udhëtimi. Ky vendim ka bërë që mijëra qytetarë meksikanë të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç duket dhe në këto pamje në orët e mbrëmjes vërehen mijëra automjete që presin në kufi për tu futur në SHBA.

Meksikanja Isabel González priti 20 muaj për të përqafuar sërish fëmijët e saj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të mbylljes së pjesshme të kufirit tokësor që ky vend vendosi për shkak të pandemisë.

Pritja mbaroi mëngjesin e sotëm, kur Uashingtoni njoftoi kufizimet në mars 2020, familja u nda pa e ditur se sa do të duhej të prisnin për tu ribashkuar. Duke filluar nga e hëna, Shtetet e Bashkuara po pranojnë hyrjen e udhëtarëve plotësisht të vaksinuar në aeroporte dhe kufij tokësorë, duke hequr një kufizim të vendosur që në periudhën e administratës së ish presidentit Donald Trump.

Rregullat e reja lejojnë hyrjen në rrugë ajrore për sa kohë që udhëtari ka dëshmi të vaksinimit dhe një test negativ për COVID-19. Udhëtarët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë tokësore nga Meksika dhe Kanadaja, do të duhet të dëshmojnë vaksinimin, por nuk kanë nevojë për test.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA