Lajm i mirë për policët që punojnë larg vendbanimit/ Çuçi: Do marrin bonus që shkon deri në 150% të pagës aktuale

09/11/2021 11:38

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa ka shpjeguar buxhetin e shtetit të vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme ka bërë të ditur se parashikohet të jepet shpërblim për punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit të tyre.

Çuçi u shpreh se ky bonus, i cili do nisë të jepet prej janarit të vitit të rdhshëm, shkon deri në 150% të pagës aktuale, por është në varësi të largësisë së vendbanimit.

“Për këtë vit kemi parashikuar që për punonjësit që punojnë larg vendbanimit do përfitojnë një shpërblim që shkon deri në 150% të pagës aktuale, e gjitha në varësi të largësisë së vendbanimit.

Sot janë rreth 1200 punonjës që përfitojnë drejtpërdrejtë. Ky është një numër që ndryshon në varësi të lëvizjeve që bëhen brenda strukturës së Policisë së Shtetit.

Kjo rritje do ketë impakt në të ardhurat e tyre, jo vetëm në buxhetet familjare, por do ndikojë edhe në produktivitetin në punë. Ky korrigjim do nisë që nga janari i vitit 2022”, tha ministri Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA