Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona të cilët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euro, pasi kishin krijuar skema mashtruese me rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar.
Në pranga kanë përfundurar Enis Xhaferi, Regan Merdani, Ali Agolli, Roland Avdo dhe Ben Caka. Gjithsej janë lëshur 7 urdhërarreste, 5 janë zbatuar dhe 2 persona janë në kërkim.
Ndëkohë u është vendosur sekuestro preventive disa pronave vlerë 2 milione euro, të personave të arrestuarve. Pronat janë një shoqëri e quajtur me emrin alfa nikel dhe vlerë 1.2 milionë eiro, një hidrocentral dhe një sipërfaqe toke prej 700 metrash katrore në dhërmi si dhe një apatament me sipërfaqe 215 m².
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej shtetasve të arrestuar, u gjet një kasë fiskale, e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fictive me të cilat më pas grupi i mashtruesve përfitonte rimbursimin e TVSH.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar shoqëri fiktive, me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohë që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera të padeklaruara në organet tatimore.
Produktet janë blerë pa dokumente tatimore dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistruar dhe të padeklaruar në organet tatimore.
Top Channel