Kallëzohen për korrupsion inspektorët e AKU-së në Fier/ Ministri i Drejtësisë: Nuk mbaron me kaq!

09/11/2021 16:43

Njësia Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë kallëzoi në prokurori për korrupsion dy inspektorë të AKU-s Fier.

Qytetari u është kundërpërgjigjur taxhimëve të AKU-së që e kanë gjobitur me vulën e institucionit shtetëror, duke lajmëruar Njësinë anti-korrupsion dhe menjëherë ne jemi vënë në dispozicion dhe sot gjobëvënësit me maskën e shtetit, por që nuk përfaqësojnë shtetin dhe shtetarin, nuk përfaqësojnë aspak qeverinë e Shqipërisë, nuk përfaqësojnë këtë shumicë qeverisëse dhe besimin e dhënë tre herë me radhë nga qytetarët, do t’u duhet të përballen me drejtësinë. Dhe nuk do ta kenë të lehtë”, u shpreh Ulsi Manja.

Nuk mbaron me kaq, tha ministri Ulsi Manja:

Do të vendos në kallëzim edhe drejtuesin e tyre, si person në dijeni të paktën, sepse drejtuesit e këtyre agjencive dhe këtyre institucioneve nuk mund të bëjnë të paditurin për veprimet e këtyre inspektorëve. Uroj që prokuroria të vihet menjëherë në lëvizje për ti treguar atij qytetari se zëri i tij respektohet dhe është i pa diskutueshëm në prani të provave”, shtoi Manja.

Takimi i radhës, paralajmëroi ministri Drejtësisë, do të jenë për kallëzimet në hipotekë dhe për legalizimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA