I ndërprenë fjalën, Veliaj – opozitës te ‘Ligjet’: Ju kam mundur dy herë, por sot erdha të zgjidhim ca halle për qytetarët

09/11/2021 11:28

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet për buxhetin për bashkitë. Gjatë prezantimit të kërkesave të Shoqatës së Autonomisë Vendore dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Veliaj shprehu bindjen se ky do të jetë viti i fundit ku dy shoqatat vendore janë të ndara.

Gjatë një replike me deputetët e opozitës, të cilët u përpoqën t’i ndërprisnin fjalën, Veliaj u tha se ashtu siç i kishte mundur në dy zgjedhjet e fundit, do t’i mundë sërish.

Erion Veliaj: Jam shpresëplotë se kjo është hera e fundit që ne vijmë si dy shoqata te ndara, pasi kemi një qëllim dhe interes për t’u bashkuar. Pavarësisht se jemi të një krahu apo të një krahu tjetër, unë besoj se paraqesim këtu një interes publik fundor, kur vjen puna për të kryer disa shërbime që kryen njësoj, si nga të majtët, ashtu edhe nga të djathtët, për punën e pastrimit, çerdhe, shkolla, funeralet dhe gjelbërimi. Unë besoj se drama e shoqatave, që kanë një interes të përbashkët, duhet të mbarojë. Është hera e fundit që vijmë në një dëgjesë buxheti si dy shoqata dhe herës tjetër do jemi si një shoqatë e vetme.

Dhurata Çupi: Varet nga ju!

Erion Veliaj: Unë jam gati ta ndërpres t’ju dëgjoj ju, por meqë më ftuat, të mbaroj njëherë unë. Unë ju kam mundur dy herë, ju mund prapë. Sot është të zgjidhim ca halle, jo të bëjmë politikë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA