Fenomeni i vjedhjes është bërë mjaft i dukshëm kohët e fundit në disa fshatra të Lezhës, ku ditën e sotme pre e një tentative për vjedhje ‘ka rënë’ një banesë në njësinë administrative Zejmen, në pronësi të drejtorit të shkollës së Zejmit, Zef Thercaj.

Dy të rinjtë të cilët nuk janë nxënës të kësaj shkolle, rreth orës 9 të mëngjesit, duke përfituar që nu ka patur familjarë brenda kanë grumbulluar disa sende me vlerë nga shtëpia, por një sirenë ambulance ka stepur të rinjtë, të cilët janë larguar nga banesa pa marrë asgjë!

Banorët menjëherë kanë lajmëruar të zotin e shtëpisë, i cili ka qenë i shoqëruar me disa kolegë të tij në momentin e grabitjes dhe mësuesi i fizkulturës i është vënë në ndjekje Armen Zhejanit, njërit prej autorëve, duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku më pas e ka dorëzuar në polici.

Personi tjetër, i cili ka qenë i shoqëruar me të duke përfituar nga terreni malor ka arritur të largohet në drejtim të malit.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë kanë qenë të armatosur, por nga paniku Zhejani ka hedhur më tutje armën duke mos shkaktuar të lënduar.

Është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i Armen Zhejanit, ndërsa pritet edhe të zbulohet autori tjetër pas dëshmisë së Zhejanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA