Gjermanisë po i mbarojnë forcat e kualifikuara punëtore, por vetëm 16% e sipërmarrjeve gjen punëtorë të huaj të kualifikuar.
Gjithmonë e më shumë sipërmarrje ankohen për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Për ekonominë gjermane kjo po kthehet në një nga rreziqet më të mëdha, thotë DW.
Ashpërsimin e situatës e tregoi edhe një sonazdh i fundit i institutit të opinionit, Civey i kryer me porosi të Fondacionit gjerman Bertelsmann.
Nga 7500 sipermarrje të anketuara aty, 66% dhanë përgjigjen, se nuk gjejnë dot sa duhet fuqi punëtore të kualifikuar.
Nga marsi 2020 është në fuqi në Gjermani një ligj që lehtëson fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jo-anëtare të BE të vijë në Gjermani.
Megjithatë shumë sipërmarrje i tremben tërheqjes së fuqisë punëtore nga jashtë, e një nga pengesat kryesore është gjuha. Një tjetër shqetësim, janë pengesat burokratike. Llogaritet që për të mbushur boshllëqet e tregut të punës në vend, nevojiten 400.000 të huaj të kualifikuar në vit.
Autoritetet kanë hedhur idenë e krijimit të partneriteteve të shkollimit mes Gjermanisë dhe vendeve të tjera, që mund të kontribuojnë për përmirësimin e tërheqjes së fuqisë punëtore që dëshiron të vijë.
Në këtë drejtim 57% e sipërmarrjeve janë shprehur pozitivisht për më shumë ujdi ndër-kombëtare për ndërmjetësimin dhe shkollimin e fuqisë së kualifikuar punëtore.
Top Channel