Franca dërgon luftanije në Mesdheun Lindor, Turqia gati të ndërhyjë

09/11/2021 13:08

Franca shfaqi muskujt në Mesdheun Lindor me fregatën e saj të re Auvergne, kapiteni i së cilës theksoi rëndësinë që ka për Parisin garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Paul Merveilleux de Vignaux tha se Auvergne me ekuipazhin e saj prej 150 personash do të vendoset në rajon deri në muajin janar për të mbledhur informacione në mënyrë që të “tregojë se sa peshë ka për Francën respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe liria e lundrimit”.

“Ne e konsiderojmë të një rëndësie kyçe këtë pjesë të Detit Mesdhe”, u shpreh ai për gazetarët nga porti i administratës greko-qipriote në Larnaka.

Fregata e re ka ka pajisje të avansuara sonore dhe është e specializuar në luftën kundër nëndetëseve. Prania e saj në zonë po ndiqet me vëmendje maksimale nga Ankaraja.

Tensionet e saj me Athinën kanë nisur të përshkallëzohen sërish me shtimin e aktiviteve të kërkimit për hidrokarbure, ku duket se përvec ndihmës për aleaten e saj Greqinë, Franca ka dhe interesa të vetat.

Energjia franceze Total dhe partnerja e saj italiane, ENI pritet të nisin shpimet vitin e ardhshëm në ujrat pranë brigjeve të Qipros jugore.

Shkurtin e 2018-ës, luftanijet turke e bllokuan një anije kërkimore të ENI-it që të kryente shpime atje.

Turqia ka dërguar anije stërvitore me  eskortë ushtarake për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke theksuar se dhe ajo dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA