Përfaqësitë e shoqatave të fermerëve u mblodhën në Lushnjë për t’i kërkuar qeverisë ndryshimin e paketës fiskale në dobi të bujqësisë.
Shoqata eksportuesve shqiptare te fruta perimeve, këshilli agrobiznes shqiptar dhe sindikata fermerëve te bashkuar kërkojnë subvencione per njësi te prodhimit, barazim të tvsh në shitje dhe blerje dhe stimulim e mbrojtje nga rreziku i tregut të vetë eksportuesve.
Fermerët kërkojnë pezullimin e tatimit 10 % të plehrave qe parashikohet të vendoset ne janar 2022, laborator te certifikuar per te garantuar cilësi te produkteve te prodhuara që shkojnë në tryezën e konsumatorit si kushte te barabarta prodhimi dhe tregtimi si në të gjithë rajonin ku eksportohen produktet tona.
Top Channel