Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale.
Një 18-vjeçar i identifikuar si A.A., u vu në pranga ndërsa 19-vjeçari Xh.A., që e shoqëronte u procedua penalisht pasi u kapën me lëndë narkotike kanabis.
Ndërsa një 29-vjeçar i identifikuar si V.M., u arrestua për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve:
Y.H., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit Xh. K., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit B. H., 61 vjeç. Punohet për identifikimin e bashkëpuntorit të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasve:
-A. Z., 51 vjeç, pasi në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.C., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-P. H., 51 vjeç; A. K., 28 vjeç dhe Gj. A., 32 vjeç pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-K. K., 27 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit” u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.
Top Channel