Çatia e kashtës shkrumbon shkollën, vdesin mes flakëve 26 fëmijë

09/11/2021 17:04

Të paktën 26 fëmijë të shkollës fillore humbën jetën kur klasat e tyre në strukturën me cati prej kashte u përfshinë nga flakët në jug të Nigerit.

Autoritetet vendase njoftuan se edhe 14 të mitur të tjerë mbetën të plagosur; pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Shkolla është në qytetin Maradi, më shumë se 600 kilometra në lindje të kryeqytetit Niamey.

“Tani për tani nuk i dimë shkaqet e zjarrit”, tha drejtori rajonal i arsimit Maman Hdi. Mësimi është ndërprerë dhe janë shpallur tri ditë zie në Maradi, shtoi ai.

Kjo është hera e dytë këtë vit që zjarri vret nxënës në shkollë në vendin e Afrikës Perëndimore. Njëzet fëmijë humbën jetën në muajin prill në Niamey.

Këshilli i Ministrave tha se pas dy incidenteve, mësimi parashkollor nuk duhet të zhvillohet me në kasolle me çati kashte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA