Buxheti i 2022/ Ministri Çuçi pret për investimet në Infrastrukturë, ja disa nga Komisariatet vendore që do rikonstruktohen

09/11/2021 11:47

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi foli edhe për investimet në Teknologji dhe sidomos në Infrastrukturë.

Çuçi u shpreh se Komisariatet vendore të Policisë në Elbasan, Dibër, Sarandë dhe Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, do të rikonstruktohen plotësisht, duke ofruar shërbim me standarde të tjera për qytetarët dhe ambiente pune të përshtatshme për punonjësit e policisë.

“Përvec teknologjisë do të realizojmë edhe investime në infrastrukturë. Komisariatet vendore të Policisë në Elbasan, Dibër, Sarandë dhe Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, do të rikonstruktohen plotësisht për të qenë në nivelet bashkëkohore, duke ofruar shërbim me standarde të tjera për qytetarët dhe ambiente pune të përshtatshme për punonjësit e policisë.

Hapësirat dinjitoze në komisariatet e policisë janë gjithashtu edhe shëmbëlltyra e cilësisë së shërbimeve që ne ofrojmë. Këto investime kanë te qytetarët, po aq impakt sa edhe vendosmëria jonë për të luftuar paligjshmërinë kudo ku që ajo shfaqet”, tha Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA