Sali Berisha, nga foltorja e radhës në Pogradec, paralajmëroi drejtuesit e Partisë Demokratike të mos ndërhyjnë në zgjedhjet për kryetarin e partisë.
“Miqtë e mi, ju do të vendosni me votën tuaj për kryetarin,. Askush nuk mund të marrë vendime për ju, se në rast se guxon, automatikisht shkarkohet. Do ishte të imitonim Ramën dhe kështu do ia zgjasnim jetën politike, sa të ketë jetën”, u shpreh ish-lideri demokrat.
Më tej, ai theksoi se beteja e tij, ku ka dalë hapur kundër kryesisë aktuale të së djathtës, është personale.
Për emigrimin e të rinjve dhe nivelin e papunësisë në vend, gishtin ia drejtoi kryeministrit Edi Rama., që thotë se në tetë vite qeverisje ka pasuruar veten e varfëruar qytetarët:
“Shqiptarët nuk largohen nga Shqipëria se nuk duan vendin, por sepse nuk ndërtojnë dot vendin e tyre. Edi Rama vret te ata shpresën dhe besimin se ky vend mund të bëhet. Në këto tetë vite, numri i rrogëtarëve të qeverisë është dyfishuar, janë rritur me pesë herë të ashtëquajturat tendera sekrete, që paguhen me paratë tuaja (të qytetarëve).
Nga 62.6% që ishte borxhi publik kur Rama erdhi në qeveri, e ka rritur afërsisht në 100%. Ekonomia shqiptare rrezikon të shembet si një piramidë”.
Top Channel