Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau mëngjesin e sotëm një mesazh në ‘Twitter’, duke theksuar nevojën që të ketë pastrim në mesin e politikanëve.

Zgjidhja për një vend me më pak korrupsion dhe më pak varfëri, sipas kryedemokratit Lulzim Basha është vettingu në politikë.

Postimi i Bashës:

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!

basha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA