Naftëtarët e Ballshit do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim.
Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
“Këshilli i Ministrave ka marrë një vendim që të mbulohet nevoja e naftëtarëve. 830 naftëtarëve që janë në kushtet e papunësisë për shkak të mos funksionimit të rafinerisë së Ballshit dhe këtu dua të theksoj se është një entitet privat i privatizuar prej vitesh, por që shteti, duke ndjerë të gjithë peshën sociale i ka kompensuar vitin e kaluar dhe do i kompensojë edhe në buxhetin e 2022, me një shumë totale prej 300 milionë lekësh, paga për secilin prej naftëtarëve do jetë 30 mijë lekë, pra pagë papunësie”, tha Balluku.
Ministrja theksoi se nëse nuk do të ketë zhvillime të tjera, qeveria shqiptare do të marrë përsipër për të gjithë naftëtarët që s’do punësohen diku tjetër, edhe pagën për vitin 2023.
Marrëveshja 1 vjeçare që naftëtarët kishin lidhur me qeverinë shqiptare përfundoi më 1 nëntor dhe me sa duket qeveria shqiptare ka menduar këtë zgjidhje si më të përshtatshmen.
Top Channel