Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, përmirësohet situata epidemiologjike në Japoni

09/11/2021 01:40

Ka filluar përmirësimi i situatës së pandemisë së Covid-19 në Japoni. Për herë të parë pas 15 muajsh në vendin aziatik nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi SARS-COV2.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies.janë regjistruar gjithsej 1.724.577 raste, përfshirë 162 gjatë 24 orëve të fundit. Deri më tani në vend 18.322 persona kanë humbur jetën, ndërsa nuk janë regjistruar raste të vdekjes gjatë 24 orëve nga COVID-19. Rasti i parë i vdekjes në Japoni i lidhur me COVID-19 u konfirmua në shkurt të vitit 2020.

Japonia ka rreth 126 milionë banorë dhe rreth 73% e popullsisë janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA