Përgjegjësi dhe specialisti i Zyrës së Urbanistikës në Vlorë janë vënë në pranga për shpërdorim detyre, pasi i kanë miratuar një leje ndërtimi një qytetari, i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.

Sipas informacioneve, Rubin Hekurani 33 vjeç dhe Klaudio Mehmetaj 32 vjeç bashkëpunuan me qytetarin Niko Kulas.

Niko Kulas gjithashtu u arrestua dhe akuzohet për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi abuzoi me lejen e ndërtimit.

“Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit: -R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; -N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë”, shkruan policia.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se sot në Vlorë është arrestuar topografi i bashkisë Himarë i cili kishte falsifikuar dokumentet për të marrë në emër të tij 7.700 metra tokë në Dhërmi e më pas i ka shitur.

Topografi i Bashkisë së Hiramës u arrestua me urdhër të prokurorit të Vlorës Aurel Zarka pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve shtetërore dhe pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Elton Marko, topograf brenda një kohe të shkurtër sajoji dokumentat në emër të bashkisë ku punonte, falsifikoi firmat e kryebashkiakut dhe drejtuesit të sektorit të pronave për një sipërfaqe toke prej 7.700 metrash e më pas i dorëzoi vetë nëpërmjet postës në Hipotekën e Vlorës për t’i regjistruar.

Prokurori ka pyetur kryebashkiakun Gogo dhe drejtuesit e administratës në Himarës të cilët sqaruan se firmat e tyre ishin falsifikuar dhe se dokumentat nuk kishin dalë zyrtarisht nga bashkia e Himarës.

Për të evituar zbulimin topografi Elton Marko, i paraqiti vetë në hipotekë dokumentat e më pas i kërkoi hipotekës që ti jepte dëshminë e pronësisë në emër të tij dhe të së motrës. Menjëherë pas këtij akti ai e ka shitur tokën shtetasit Gerlind Almet Mucaj nga Vlora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA