32 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, Balla: Inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës

09/11/2021 11:11

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar 32 vjetorin e rënies së murit të Berlinit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se rënia e murit i hapi rrugën Ribashkimit Gjerman në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën e Europës.

Sips Ballës, ribashkimi Gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës. Ribashkimi Gjerman ndryshoi Europën, e cila u nda përfundimisht nga katër dekada Lufte të Ftohtë, duke promovuar lirinë dhe demokracinë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

9 Nëntor 1989

Në këtë ditë, 32 vite më parë ra Muri i Berlinit, duke i hapur rrugën Ribashkimit Gjerman në një shtet të vetëm, duke ndrequr një gabim historik që kishte ndarë në mes zemrën e Europës.

Ribashkimi Gjerman inspiroi shpresë, duke startuar një epokë të re bashkimi të Europës. Ribashkimi Gjerman ndryshoi Europën, e cila u nda përfundimisht nga katër dekada Lufte të Ftohtë, duke promovuar lirinë dhe demokracinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA