Vjedhje energjie/ Arrestohen 12 persona në disa qytete, procedohen penalisht tre punonjës të OSHEE

08/11/2021 14:16

Një aksion i Policisë së Shtetit me qëllim goditjen e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike çoi në arrestimin e 12 personave, tre u shpallën në kërkim dhe 33 të tjerë u proceduan penalisht. Aksioni është zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa u konstatuan 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili. Ai njoftoi se strukturat e policisë, në bashkëpunim me OSHEE-në, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Konkretisht në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Gjithashtu, po nga këto struktura janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 3 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë.

Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.

Në  Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.

Në  Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.

Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.

Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.

Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Vasili theksoi se si rezultat i këtyre kontrolleve, duke nisur nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021, janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”, tha ai.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta