Ushtria amerikane “blindon” Ballkanin, nis misioni më i madh ushtarak në rajon

08/11/2021 16:21

Forcat amerikane përgatiten për të nisur këtë muaj në Greqi atë që përshkruhet si misioni më i madh ushtarak i tyre në rajon. Stërvitja do të ketë portin e Aleksandropolis.

Një numër i madh helikopterësh, dronësh ushtarakë, tankesh dhe pajisjesh të artilerisë kanë nisur të mbërrijnë në zonë si pjesë e stërvitjes ushtarake që thuhet se do të ketë një shkallë të paprecedent me shtrirje më të gjerë në Ballkan, Rumani, Bullgari dhe Europën Qendrore.

Luftanija Yuma Spearhead do të ndërmarrë misionin ashtu siç ndodhi dhe në stërvitjen e viti të kaluar; ajo konsiderohet e shpejtë dhe me një kapacitet të madh transportues.

Në manovrat që synojnë të përcjellin një mesazh forcimi të bashkëshëpunimit në rajon, por edhe një sinjal për Rusinë dhe ndikimin e saj, marrin pjesë edhe helikopterë Romeo, Sikorsky, Chinook dhe tanke M1 Abrams.

Stërvitja vjen në një kohë shqetësimesh mbi situatën në Bosnje Hercegovinë, ku lideri i entitetit serb atje ka lënë të kuptohet se po kërkon shkëputjen, çka rrezikon të tensionojë ndjeshëm situatën në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA