19/11 22:49
Regjimi Taliban ka mbajtur sot një paradë të pazakontë ushtarake në Kandahar, që është qyteti i dytë më i madh i Afganistanit dhe qendra shpirtërore e militantëve.
Në paradë përfshiheshin mjete tokësore dhe helikopterë të forcave afgane dhe ndërkombëtare, për të inauguruar “ushtrinë e re të Emiratit Islamik”.
Karvani i mjeteve ushtarake marshonte në rrugën kryesore të Kandahar që lidh aeroportin me qendrën e qytetit, teksa disa qendra zëri buçisnin muzikë fetare për vëzhguesit e pranishëm.
Ministri taliban i mbrojtjes ka njoftuar së fundmi se ushtria e vendit do të riorganizohet e riemërohet.
Në Kandahar, trupat e ushtrisë njiheshin më parë me emrin “Attal” por tashmë kanë marrë emrin arabik “Al Badar”.
Top Channel