SHBA hap kufijtë: Pas 20 muajsh, jo më kufizime udhëtimi

08/11/2021 12:07

Pas 20 muajsh, Shtetet e Bashkuara vendosen heqjen e kufizimeve të udhëtimit për një sërë vendesh përfshirë Meksikën, Kanadanë dhe pjesën më të madhe të Evropës, duke i lejuar turistët të hyjnë në vend dhe anëtarët e familjeve të ribashkohen me të dashurit, pas më shumë se një viti e gjysmë masash të rrepta për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke filluar nga e hëna, Shtetet e Bashkuara po pranojnë hyrjen e udhëtarëve plotësisht të vaksinuar në aeroporte dhe kufij tokësorë, duke hequr një kufizim të vendosur që në periudhën e administratës së ish presidentit Donald Trump.

Rregullat e reja lejojnë hyrjen në rrugë ajrore për sa kohë që udhëtari ka dëshmi të vaksinimit dhe një test negativ për COVID-19.

Udhëtarët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë tokësore nga Meksika dhe Kanadaja, do të duhet të dëshmojnë vaksinimin, por nuk kanë nevojë për test. Linjat ajrore presin më shumë udhëtarë nga Europa dhe gjetkë.

Qendrat tregtare, restorantet dhe dyqanet në qytetet kufitare amerikane, janë shkatërruar nga mungesa e vizitorëve nga Meksika.

Në kufirin me Kanadanë, rivalitetet ndërkufitare të ekipeve të hokejit ishin tradita të komunitetit derisa u përmbysën nga pandemia.

Kishat që kishin pjesëtarë në të dy anët e kufirit shpresojnë të mirëpresin pjesëtarët e famullive që nuk i kanë parë gjatë mbylljes për shkak të Covid 19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA